Francë, 1 shtator 2014 –  Pas ditëve të pushimeve në Ibiza, Shqipëri, Greqi, Turqi e New York, Anxhela Martini ka mbërritur në Francë. Në fotot e postuara në Instagram, ajo ka treguar se pushimet e saj kanë pasur edhe praninë e njerëzve të njohur si Bleona Qereti, ndërsa na ka zbuluar edhe një detaj tjetër. 

Martini tregon se është në shoqërinë e një femre, ndërsa ka dashur të zbulojë vetëm këmbët e kësaj të fundit. Me anë të këtyre fotove, modelja e famshme shqiptare ka mbajtur nën kontroll median rozë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/