Anxhela Martini dhe i dashuri i saj rumun Dragossa Vulescu kanë kaluar një eksperiencë të veçantë gjatë pushimeve të tyre në Ibiza.
Në shtëpinë ku ata po pushojnë kanë pasur një të ftuar special, një magjistar i cili ka aftësi që të lenë pa fjalë.
Anxhela ka mbetur e shokuar kur fallxhori në prani të të dashurit i nxori disa detaje nga jeta e saj e kaluar.
Gjatë një testi që ai i bëri Anxhelës, ka arritur të zbulojë emrin e të dashurit të parë të saj. Edhe pse ajo nuk ia kishte treguar askujt pasi ishte një dashuri kur ishte vetëm 16 vjeçe, magjistari ka mundur ta gjejë duke habitur pamasë modelen shqiptare.
“Ai zbuloi emrin e dashurisë sime të parë. Ju betohem, kurrë si kam treguar askujt. Thjesht e mrekullueshme. Jam e shokuar”, ka shkruar bukuroshja shqiptare krahas videos së mëposhtme.





