Anxhela Peristeri ia doli të kualifikohet në finalen e “Eurovision”. Emri i saj u tha i pari në listën e finalistëve duke na entuziazmuar të gjithëve.
Sonte u mbajt gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision”, ku Anxhela drithëroi skenën e festivalit evropian me zërin e saj, teksa përveç vokalit, mori vëmendje të madhe edhe me paraqitjen skenike.
Me një interpretim fantastik siç vetëm ajo di, Anxhela dhuroi padyshim një nga performancat më dinjitoze në festivalin europian.





