Këngëtarja e njohur shqiptare Anxhela Peristeri është revoltuar paksa pasi konstatoi se të dhënat për të në faqen Wikipedia janë të gabuara.

Asaj i kanë ngatërruar ditëlindjen dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ia kanë rritur moshën me 4 vjet.

Anxhela ka publikuar në profilin e saj në Instagram një screenshot të faqes ku ka zbuluar të dhënat e gabuara.

“Kush e ka bërë këtë ta ndërrojë. 24.03.1986 është ditëlindja e saktë se pak më duket vetja e madhe na i keni shtuar dhe 4 vjet ju”- shkruan këngëtarja në rrjetin social, e "detyruar" të tregojë moshën e saj, gjë të cilën femrat më së shumti e fshehin.