Apandesiti është një sëmundje që shkaktohet nga bllokimi dhe inflamacioni i apendiksit.

Ky inflamacion shkakton vështirësi në rrjedhën e gjakut.

Rritja e presionit shkakton një reagim inflamator që ndikon të gjithë shëndetin.

Funksionet e sakta të këtij organi të vogël janë të panjohura.

Megjithatë nëse apandesiti nuk trajtohet në kohë, mund të jetë vdekjeprurës.

Organi mund të shpërthejë duke e shpërndarë infeksionin në pjesë të tjera të sistemit tretës.

Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme, që të njihni simptomat dhe të kërkoni ndihmë të menjëhershme për të shmangur komplikime të mëtejshme.

Më poshtë do të gjeni 7 simptoma të cilat nuk duhet t’i injoroni.

Dhimbje e fortë barku

Shfaqja e kësaj dhimbjeje të fortë është një nga shenjat e para të apandesitit.

Kjo simptomë përshkallëzohet gradualisht dhe vjen si pasojë e inflamacionit dhe presionit në këtë organ.

Dhimbja vërehet në pjesën e poshtme të barkut, ndërkohë që intensiteti është në rritje.

Në disa raste, dhimbja ndihet pranë kërthizës ose në pjesën e poshtme të shpinës.

Simptoma përkeqësohet gjatë tështimës, lëvizjes së këmbëve ose stomakut.

Të vjella dhe të përziera

Pasi dhimbjes, nevoja e papritur për të vjelle, ose të përzierat janë një shenjë paralajmëruese e inflamacionit të apendiksit.

Ndjesia e plogështisë shoqërohet gjithnjë nga të vjellat dhe ndodh në 90 përqind të rasteve.

Nëse të vjellat përsëriten, atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Konstipacioni ose diarrea

Pacientët e prekur nga apandesiti kanë vështirësi në tretje dhe në jashtëqitje.

Disa të tjerë preken nga diarrea.

Këto simptoma mund të shkaktohen edhe nga sëmundje të tjera, por janë edhe shenjë e inflamacionit të këtij organi.

Fryrje abdominale

Fryrja abdominale, pra e barkut, është ndjesia e parehatshme e të qenit të ngopur e të fryrë.

Kjo ndjesi shkaktohet nga vështirësitë në tretje dhe është e zakonshme në rastet e apandesitit.

Bëhet fjalë për një reagim inflamator të indeve dhe akumulimit të gazrave.

Temperatura dhe ethet

Në rastin e apandesitit mund të përballeni me temperaturë, ethe dhe të dridhura.

Nëse temperatura rritet, është thelbësore të shkoni te mjeku.

Humbja e oreksit

Inflamacioni i këtij organi ndërhyn tek tretja dhe pengon prodhimin e hormonit të urisë.

Mungesa e oreksit shkakton mungesë ushqyesish në organizëm dhe duhet trajtuar menjëherë.

Megjithatë, kjo simptomë duhet vlerësuar dhe analizuar në kombinim me simptoma të tjera.

Dhimbja e mprehtë

Kjo dhimbje është tipike e apandesitit dhe ndodh gjatë kontrollit të mjekut.

Ajo dhimbje del në pah në momentin që mjeku prek pjesën e poshtme të barkut.

Dhimbja është e mprehtë dhe e thellë me intensitet të lartë. Kur zona e infektuar preket, dhimbja ndihet më shumë dhe sëmundja identifikohet më lehtë.

Konsultohuni me një mjek në momentin e parë që dyshoni se vuani nga apandesiti dhe kërkoni trajtimin e duhur e të menjëhershëm./AgroWeb.org