Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sekeustrimin e pasurive të familjes Habilaj, anëtarët e së cilës janë të arrestuar dhe dënuar për trafik droge në Shqipëri dhe në Itali.
Bëhet me dije se ky vendim është marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Moisi Habilaj, është në arrati, ndërsa është i dënuar edhe në Itali me 15 vite e 5 muaj burg lënë në fuqi edhe nga Apeli atje, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi ai u arratis nga banesa ku qëndronte me masë sigurie.
Pala italiane ka kërkuar nga autoritet shqiptare të vazhdojë kontrollet pasi ka dyshime të arsyeshme se Moisi Habilaj është larguar nga Italia për t’u fshehur në Shqipëri.





