Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar një numer të madh pasurish me vlerë miliona euro shtetasit Dritan Beti dhe personave të lidhur me të.
Sekuestrimi është bërë pas hetimit të kryer nga ku është arritur të vërtetohet se Beti është dënuar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike në Itali, nga Gjykata e Ankonës.
Është arritur të zbulohen e më pas të sekuestrohen pasuri të paluajteshme dhe të luajteshme si, apartamente, makina etj.
“Është arritur të zbulohet e me pas të sekuestrohen pasuri të paluajteshme dhe të luajteshme si një truall me sipërfaqe 83.78 metër katror që ndodhet në rrugën ‘Mihal Grameno’ në Tiranë, në bashkëpronësi me familjarët, tre apartamente, një me sipërfaqe 125.67 metër katror në rrugën ‘Mihal Grameno’, një me sipërfaqe 93.70 metër katror që ndodhet po në Tiranë dhe një tjetër me sipërfaqe 66.60 metër katror në rrugën ‘Vllazërit Huta’ në Tiranë, një palestër në rrugën ‘Jahja Ballhysa’ dhe një bar-kafe në rrugën ‘Qemal Stafa’ në Tiranë.”,- thuhet në njoftim.





