- Një kompleks me apartamente luksoze, të cilat janë projektuar për t’u rezistuar edhe luftës bërthamore dhe katastrofave të rënda natyrore, është shitur me shpejtësi.
20 dhjetor 2014 – Ata që kanë blerë shtëpi mendojnë se botës do i vijë fundi. Aq e madhe ka qenë kërkesa për këto shtëpi në Kansas të SHBA, sa tani ka nisur puna për të ndërtuar një bunker të ri. Bunkeri gjigand prej betoni ka qenë dikur vendi ku mbaheshin raketat Atlas.
Kushdo që blen shtëpi aty, i ka pesë vite të sigurta mbijetesë nëse gjithçka në Tokë zhduket. Një apartament kushton 3 milionë dollarë. Bunkeri i dytë do jetë gati në vitin 2016. Gjysma e shtëpive janë shitur që tani.





