Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamje të apartamenteve të reja në Manëz të Durrësit pas shkatërrimit të banesave nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Kreu i qeverisë shkruan se do të hapen dyert për 226 familje javën e ardhshme.
“Mirëmëngjes, dhe me apartamentet e reja në Manëz të Durrësit, të cilat do të hapin dyert për 226 familje javën e ardhshme, ju uroj një ditë mbarë”, ka shkruar Rama krahas pamjeve.





