Policia e Durrësit ka dal me njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e pasdites së sotme në lagjen nr. 13, ku një apartament u përfshi nga flakët.

Sipas njoftimit të policisë “dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. T”.

Ndërkohë, është dëmtuar lehtë një 22-vjeçar me iniciale F.T.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:20, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. T., në lagjen nr. 13.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi F. T., 22 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.