Autoriteti Portual Durrës njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë mbrëmjen e kësaj të mërkure drejt Italisë me tragetin F/B Bari, se ky i fundit do të niset 30 minuta më parë seç ishte planifikuar.

Kjo, sipas njoftimi të APD, do të bëhet për shkak të kohës së keqe.

POSTIMI I PLOTË

Njoftohen të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar/planifikuar të udhëtojnë mbrëmjen e sotme me tragetin F/B Bari drejt Italisë, se për shkak të kohës së keqe trageti do të niset në orën 21:30 dhe jo në orën 22:00, sikundër ishte parashikuar. Për rrjedhojë edhe check-in do të kryhet më herët. Ky ndryshim është në fuqi vetëm për mbrëmjen e sotme, dt. 02.12.2020.

Ju faleminderit për mirëkuptimin,

Dispeçeria qendrore e APD-së