Autoriteti Portual Durrës ka zhvilluar një konferencë këtë të premte, teksa është prezantuar studimi që propozon implementimin e një platforme multimodale komunikimi për bashkëpunim mes aktorëve që operojnë brenda Komunitetit Portual, palëve të tjera të interesit dhe palëve mbështetëse.
Ky takim vjen në kuadër të realizimit të objektivave të ngritura nga projekti ADRIPASS, ku APD është një nga partnerët e porteve në hapësirën Adriatiko-Joniane.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD-së, Pirro Vengu, pohoi se rritja e parametrave të sigurisë në bashkërendim të veprimtarisë me të gjithë partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtare është prioritet, ndërsa të pranishëm ishin drejtues të kompanive koncesionare, drejtues të spedicionereve kryesorë që operojnë brenda hapsirës portuale si dhe përfqësues të institucioneve kryesore shtetorërore që ndërverpojnë më Portin e Durrësit.
Implementimi i këtij sistemi jo vetëm që do ta bënte Portin e Durrësit nga ana e zhvillimit teknologjik një port të niveleve europiane, të cilët tashmë e kanë një sistem të tillë, por do të nxiste një zhvillim ekonomik më të shpejtë, si rrjedhojë e reduktimit të kohës së harxhuar për të gjithë procesin.
Gjatë konferencës u shpjegua teknikisht implementimi i studimit, u pasqyrua parashikimi financiar për realizimin e tij dhe u ngrit nevoja për gjetjen e mundësive për financimin e zbatimit të projektit. Konkretisht u shpalosën përparësitë që ofron implementimi i PCS-së, përfitimet që secili aktor do të ketë dhe sigurisht rritja e impaktit në zhvillimin e portit dhe qytetit.