Muaji maj 2019 është mbyllur me bilanc pozitiv në përpunimin e mallrave në kalatat portuale të Durrësit.

“Janë përpunuar 12.525 njësi konteinerike TEU, të transportuara në 50 anije tregtare dhe 81 tragete. Në kalatat dhe sheshit e terminalit perëndimor janë përpunuar 22 anije, ndërsa në atë lindor 13 anije tregtare. Në të dy terminalet, janë përpunuar respektivisht nga 58 mijë ton mallra”,– njofton APD.

Puna vijon me intensitet të plotë, efikasitet në shërbim dhe lehtësira për procedurat që ofrohen në Portin Detar.