Merr fund telenovela “Pistorius”. Ish- kampioni paralimpik është dënuar me 6 vjet heqje lirie për vrasjen e të dashurës, Reeva Steenkamp. Gjykata ka dhënë vendimin përfundimtar për Pistorius, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ish modeles në shtëpinë e tij. Gjykatësja Judge Thokozile bëri me dije se bazohej në arsye bindëse për të besuar se Pistorius e ekzekutoi bashkëjetuesen e tij për shkak të një keqkuptimi.  Prokuroria e Pretorias kishte kërkuar dënimin minimal prej 15 vitesh heqje lirie për Pistorius i cili u dënua nga shkalla e parë me 5 vjet heqje lirie, prandaj vendimi i apelit mund të konsiderohet pozitiv për ish- atletin që këtë herë mbrojtjen e tij e bazoi në faktin se ai është i pamudur fizikisht që të përballojë një dënim të gjatë. Avokatët ndërtuan gjithashtu një strategji ku shpjeguan se gjendja e tij mendore ishte rënduar. Në vazhdim të fjalës së saj, gjykatësja iu kundërvu opinionit publik që kërkonte një dënim më të ashpër për Pistorius, duke theksuar se gjykatat drejtohen nga ligjet dhe vendimet nuk i merr opinioni publik. Ky vendim mund të jetë edhe fundi i sagës së gjatë për ish- atletin paraolimpik që ekzekutoi të dashurën e tij Reeva Steenkamp në shtëpinë e tyre në Pretoria, rreth 3 vjet më parë.