Pasi Apeli i dha vulën Sali Berishës, ambasada e SHBA në Tiranë në një reagim bëhet me dije pozicioni i tyre për personat e shpallur non grata nga DASH nuk ndryshon.
E prerë tregohet SHBA duke bërë edhe njëherë të qartë se nuk ka asnjë bashkëpunim me personat e futur në listën e zezë të Amerikës.
Madje, një mesazh SHBA e ka për të gjithë bashkëpunëtorët e Berishës, duke u bërë të qartë se duhet të kenë kujdes se si punojnë me një person non grata.
“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”, thuhet në reagim.