Gjykata e Apelit në Durrës lë në fuqi vendmin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës për shtetasen Olesia Duka.

"Ka të drejtë të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë" ishte ku vendimi i cituar nga kryesuesi i trupës së seances, gjykatësi Besim Treshnjeva.

Dy avokatët mbrojtës, Arben Llangozi dhe Brikena Duka kërkuan para trupit gjykues masë më të lehtë sigurie duke dhënë dy alternativa: "Arrest shtëpie” ose "Arrest me monitorim elektronik".

"Konflikti është civil dhe jo penal. Kemi detyrim civil dhe jo penal. Gjykata penale nuk ka juridiksion sepse shtetasja Olesia Duka nuk ka konflikt penal," -tha mbrojtja.

Më tej pala mbrojtëse i kërkuan gjykatës verifikim të bilanceve të shoqërive tregtare që kanë denoncuar Olesia Dukën, duke paraqitur edhe bilancet e tyre në vite, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjykatësi.

Prokurori Ferdinant Elezi hodhi poshtë argumentet e mbrojtjes duke i kërkuar gjykatës të mbetej në fuqi masa "Arrest me burg" me pretendimin se organi i akuzës ka fakte e prova të pakundërshtueshme për veprën penale të mashtrimit tek shumë persona nga e pandehura Olesia Duka.

Mbrojtja tha se do të paraqitet në Gjykatën e Lartë për ndryshim mase sigurie.