Gjykata e Apelit e Durrësit do të japë nesër paradite, ora 10.00, vendimin për mandatin e Valbona Sakos.
Sako fitoi nën siglën e PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit, por gjykatësja e shkallës së parë, Mimoza Margjeka e konsideroi procesin zgjedhor nul, pasi Bindja Demokratike ishte regjistruar me vonesë.
Vetëm dy ditë pasi gjykatësja Margjeka nuk i dha mandatin, kolegu i saj, Shpëtim Reka, me një vendim tjetër të shkallës së parë njohur mandatin e Sakos. Herën e dytë, kërkesa për njohjen e mandatit të Sakos u bë nga Partia Socialiste dhe ishte firmosur nga kryeministri Edi Rama.
Megjithëse gjykata herën e dytë ia njohu mandatin, Sako u shpreh një javë më parë se do ta ankimonte vendimin e Margjekës.





