Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, duke e konsideruar të paligjshëm arrestimin e 10 personave e tjerë përveç Arbër Paplekajt, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur më 21 prill.

Avokati mbrojtës i dy prej personave të akuzuar, Neshat Fana tha se të arrestuarit janë dorëzuar vetë në komisariat dhe e gjithë kjo bëhet për faktin se ata janë mbështetës të Partisë Demokratike.

“Janë dorëzuar vetë, kanë shkuar vetë, nuk kanë patur asnjë problem. Nuk i kanë hequr lirinë askujt, vetëm se kanë qenë simpatizantë të Partisë Demokratike dhe asgjë tjetër.”

Avokati mbrojtës i ish-oficerit të Policisë Gjyqësore, Arjan Hoxha tha se klienti i tij ishte i pari person që thirri policinë, e cila ishte prezente.

“Prokuroria pa të drejtë e konsideron si gurp, janë disa njerëz që shkuan në Elbasan për arsye të tjera që nuk kanë rëndësi për gjykimin dhe kanë njoftuar policinë, kanë bërë të gjitha veprimet korrekte. Se kush ka gjuajtuar mbi këta shtetas dhe problematikën tjetër duhet ta hetojë Prokuroria e Elbasanit dhe të evitentojë se kush janë me të vërtetë viktimat.”, thotë ai ndërsa thekson se policia ka qenë në vendngjarje më 21 prill.

Kujtojmë që Arbër Paplekaj i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit mbeti në burg ndërsa për 10 personat e tjerë do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë:

  • Arjan Hoxha, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Pavlo Vuksani, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Emiljan Prenga, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Juljan Mataj, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Erald Guga, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Erjon Demushi, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Taulant Ymeri, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Roland Xhepa, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Nuredin Kasma, i akuzuar për heqje të lirisë me dhune
  • Eldjo Beko, i arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;