Gjykata e Apelit Durrës ka dhënë masën e sigurisë për të arrestuarit për pasojat e tërmetit të datës 26 nëntor.
Mësohet se Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” për:
- Albrend Qetka, specialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre: “Detyrim paraqitje”.
- Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”; “Detyrim paraqitje”.
Ndërsa për 6 personat e tjerë të arrestuar pas tërmetit të 26 nëntorit, Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë Durrës:
- Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. – “arrest me burg”.
- Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” – “Arrest me burg”.
- Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”. – “arrest me burg”.
- Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.- “arrest me burg”.
- Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese. Arrestimi i paligjshëm dhe “arrest me burg”.
- Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre. ” arrest me burg”.
Kujtojmë që tre ditë më parë, Gjykata e Durrësit dha masën “detyrim paraqitje” për ish-drejtorin e Kavalishencës së Ministrisë së Brendshme, Ahmet Doda. Ai apeloi vendimin e shkallës së parë për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi prej disa ditësh ndodhet në spital për shkak të problemeve kardiake.
Ndërkohë në kërkim vijojnë të jenë:
- Arben Qato, pronar i Vila Palma
- Dëshira Qato, shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
- Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
- Artemis Malko, punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
- Artur Cela, ish-drejtori i INUV
- Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës
- Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë





