Durrsakët që jetojnë e punojnë prej vitesh në vendet e BE-së janë duke kaluar momente të vështira këto ditët e fundit, pasi gjithë vëmendja e tyre është tek familjarët që kanë në qytetin bregdetar.
Disa prej tyre u kanë bërë apel atyre të lënë qytetin dhe të nisen për t’ju bashkuar atyre, por problem qëndron në faktin se shumë qytetarë që nuk janë kthyer më në shtëpitë e tyre të shpallura të pabanueshme nuk kanë me vete dokumentet e identifikimit.
Një qytetare shkruan pranë redaksisë së DurrësLajm duke i bërë apel që t’u mundësohet atyre kalimi në aeroport, pasi disa fëmijë të vegjël nuk kanë as pasaportë.
“Ju lutem publikojeni! Qeveria tju japi mundesine familjeve tona ne Durres qe te vine kendej nga ne ne Itali, Gjermani etj etj kush ka mundesi ti mari. Kemi nene vlla femije atje. Problemi esht se nuk kan pashaportat disa sepse kane mbetur brenda shtepive e disa femije si kan fare. Ju lutemi na jepni mundesi ti marrim ktu afer nesh te bashkohemi me familjet tona se kemi 3 dite qe vetem qajme papushim. Ju lutemi krijoni mundesite me kompanite ajrore te na sjellin njerezit sa jane ne kohe pa i ndodhur gje e keqe. Zemrat tona jan cope”,- shkruan qytetarja.





