Bashkëshorti i Sanie Sulajt, njërës nga dy gratë që u dogj në spitalin amerikan, ka një apel për mediat.
“Bëjmë thirrje që të mos nxirret më ajo video që ka dalë. Ajo skenë ishte shumë e llahtarshme dhe tronditëse për ne, për familjen dhe këdo. E kanë parë fëmijët, të afërmit dhe janë tmerruar nga ajo skenë e rëndë. I gjithë komuniteti këtu përreth nesh është i ndinjuar dhe stresuar vetëm prej asaj që ndodhi. Të gjithë e kishin parë videon dhe të gjithë njerëzit që kanë ardhur këtu në shtëpinë tonë thoshin: bobo, si ka mundësi!”, thotë Muharrem Sulaj në një intervistë për “GSH”.
Pamjet e tmerrshme u filmuan nga kamerat e sigurisë së Spitalit Amerikan dhe iu shpërndanë mediave të ndryshme.





