Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, e cila i caktoi sot masën e sigurisë detyrim paraqitje, pas ankimimit nga ana e SPAK.

Berisha e ka cilësuar vendimin pa bazë ligjore.

“Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama, përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet SKAPI i partisë për të justifikuar veprën e tyre”, tha Berisha.

Gjithashtu ka deklaruar se vendimin do ta respektojë “sepse çështja është në Strasburg dhe kjo do i bashkohet dosjes”.