Prokuroria e Posaçme nuk eshte dakort me ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtepie, ndaj Jamarbër Malltezit. SPAK do i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë, ku do kërkojë rikthimin në burg të dhëndërrit të Berishës, dhe kundërshtoi vendimin e djeshëm të gjyqtares Ilrjana Olldashi, e cila vendosi lirimin nga qelia të Malltezit.

Nga ana tjetër një postim i bërë ne rrjetet sociale nga Jamarbër Malltezi pas lirimit nga burgu, ka çuar SPAK të kryejë verifikime, nëse vendimi i Gjykatës së Apelit, që ndër te tjera detyron Malltezin mos të ketë kontakte me asnje person është duke u respektuar apo jo.

Ditën e djeshme gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi masën arrest shtëpie për Malltezin, në lidhje me çështjen “Partizani”. Ndaj Malltezit rëndojnë dy akuza: korrupsion dhe pastrim parash.