Apeli GJJKO ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, duke i lënë në “arrest shtëpie”.

GJJKO ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, duke i lënë në “arrest shtëpie”.

Në përfundim të seancës, avokat i Berishës, Genc Gjokutaj tha se ata kanë humbur disa  beteja, por jo luftën, ndërsa shtoi faktin se SPAK po sillet si një parti politike.

“Derigjenca dy mujore ishte kopje e dy muajve të para. I njëjti tekst me të njëjtat fakte. Kishtë një shtesë që SPAK kishte dërguar një kërkesë në lidhje me faktin nëse ndërtimet kishin apo jo mbrojtje nga zjarri.

Kjo ishte një risi që besoj do ti japë shtysë hetimeve. Ne u shtymë për t’u njohur sepse janë shumë fashikuj që ata ti prezantojnë për fakte të reja, por ne kuptojmë që është i njëjti tekst.

Ky është një skandal e vete, ndërsa lideri i opozitës qëndron në arrest shtëpie, pa u zhvilluar hetime dhe pa u përcaktuar prova të reja.

Ne nuk kemi humbur në shkallët e gjykatave ne kemi konstatuar shkeljet skandaloze në këtyre gjykatave. Ne kemi humbur disa beteja, por nuk kemi humbur luftën.

SPAK po vepron si parti politike, por ne do të vazhdojmë në rrugë ligjore” tha Gjokutaj.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 03.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 96 akti, datë 25.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 200 akti, datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (disponuar mbi kërkesën me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit personal)”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 200 akti, datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar