Apeli i GJKKO lë në burg ish-ministrin Lefter Koka. Koka akuzohet se ka abuzuar me procedurat e dhënies së koncesionit për inceneratorin e Fierit duke përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e tij dhe për falsifikim dokumentesh.
Ish-ministri i mjedisit kërkoi të dërgohej në arrest shtëpiak duke ofruar si garanci pasurore shumën prej 200 mijë euro, kërkesë e cila nuk gjeti miratim.
Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Pastrimit të parave” dhe “Korrupsion”.