Apeli i Gjykatës ë Posaçme Kundër krimit të Organizuar dhe korrupsionit ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të Gazmend Mahamutajt, vëllait të deputetit të PD, Kasem Mahmutaj.

Hetimi pasuror ndaj familjes Mahmutaj, fillimisht nisi për Gazmend Mahmutajn, e më pas u shtri edhe për dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas SPAK rreth 25 pasuri, të cilat nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme.

Një pjesë e pasurive ishin edhe në emër të personave të tjerë të afërt me deputetin dhe vëllanë e tij me precedent penal. Pronat e konfiskuara konsistojnë në apartamente, pallate, tokë truall në qytetin e Beratit dhe disa automjete.

Deputetit të Partisë Demokratike, iu kofiskuan me vendim gjykate 2 apartamente, 2 makina dhe dy prona të paluajtshme.