Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin me tre vite burg për Lefter Allën, ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës.
Alla është shpallur fajtor për tenderin e ujësjellësit dhe është dënuar me tre vite burg, ndërsa do të vuaj 2 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ish-kryebashkiaku dhe 8 persona të tjerë të u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.
SPAK ka provuar se Alla dhe nëpunësit e tjerë të Bashkisë Bulqizë kanë abuzuar me tenderin “Ndërtimi i rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”. Tenderi kapte vlerën e 322 milionë e 439 mijë lekë.