Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimimin e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se gjykata krijoi precedent të rrezikshëm me Metën, pasi sipas tij janë ezauruar afatet për qëndrim në paraburgim.

Carkani gjithashtu tha se nuk ekziston asnjë rrezik që Ilir Meta të ndikojë apo të prishë provat në këtë fazë të procesit, duke argumentuar se çdo masë sigurie tashmë është e pajustifikuar.