Apeli i GJKKO-së ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për përsëritjen edhe njëherë të shqyrtimit gjyqësore në lidhje me të pandehurit e akuzuar për Inceneratorin e Fierit.
Në seancën e kësaj të hëne e cila zgjati rreth 2 orë e 30 minuta gjykata vendosi të thërrasë 8 dëshmitarë për t’u marrë në pyetje, mes tyre edhe të pandehurën Arjola Kodrën, administratorja e Inceneratorit të Tiranës, e cila u shpall e pafajshme nga GJKKO.
SPAK kërkoi më herët prishjen e vendimit të shkallës së parë, në lidhje me pafajësitë që janë dhënë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodra, si edhe për Alqi Ballkon, i cili u shpall i pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre”.
Kërkesa e SPAK u kundërshtua nga avokatët, mirëpo Apeli i GJKKO-së vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shqyrtimin gjyqësor. Seanca e radhës pritet të mbahet më 7 nëntor në Apelin e GJKKO-së ku dhe do të merren në pyetje 8 dëshmitarët.