Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti do të vijojë të mbetet i pezulluar nga detyra.

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij për rikthimin në sallën e operacionit për të vijuar me aktivitetin.

Prifti ndodhet nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Fillimisht ai u ndalua pasi i doli emri në disa përgjime për marrje ryshfet. Më pas ai akuzohet se ka abuzuar dhe me tendera në QSUT.