Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën “arrest në burg” për Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën.
Dy të rinjtë ishin shpallur në kërkim dhe u vetëdorëzuan në policinë e Shkodrës më 25 Janar 2025.
Prokuroria e Posaçme i akuzon si të përfshirë në përplasjen me armë zjarri në Bushat, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit të kaluar.
Ata dyshohen se së bashku me shtetasin Franko Leka shkuan në Bushat me mjete të blinduara për të vrarë Aleksandër Prendin dhe familjarët e tij.
Kujtojmë se Sakica dhe Troshani dyshohet edhe se janë dy prej autoreve në atë që njihet si masakra e Dobraçit, ku mbetën të vrarë me armë zjarri Arlind Bushati dhe Hamza Lici.