SHBA, 8 maj 2014 – Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka postuar një foto në Twitter me një pankartë në duar ku shkruhet: “Na ktheni vajzat tona!”
Zonja e Parë lutet për vajzat e rrëmbyera nga shkolla nga grupi islamik i rebelëve të Boko Haramit. Michelle Obama ka thënë se SHBA është duke ndihmuar dhe po jep asistencën e saj për gjetjen dhe vendndodhjen e tyre.
“Lutjet tona janë për vajzat nigeriane të rrëmbyera dhe për familjet e tyre. Është momenti që ta na i riktheni”,- ka shkruar Michelle në Twitter. Për këtë çështje ka folur edhe presidenti Barack Obama duke thënë se SHBA po bën gjithçka që mundet për të lokalizuar vendndodhjen e tyre.
“Ne kemi dërguar një ekip me një kombinim forcash ushtarake, për të gjetur 200 vajzat e rrëmbyera. Kjo është një ngjarje e tmerrshme",- tha Obama duke e cilësuar organizatën Boko Haram si më të rrezikshmen në atë rajon.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





