“Prania e rojeve bregdetare në kullat e vrojtimit përgjatë bregdetit të Durrësit është shumë e domosdoshme. Ato duhet të jenë në funksion sepse shpëtojnë jetë njerëzish”. Është ky apeli që vjen nga Drejtoria e Shëndetit publik në Durrës në drejtim të bashkisë së qytetit të Durrësit, organi i cili ka detyrën dhe përgjegjësinë në këtë drejtim.
Kristaq Huta, drejtori i shëndetit pulik në Durrës, pohoi se në funksion të plotë të pushuesve janë vendosur katër qendra shëndetësore përgjatë bregut të detit në Durrës, të pajisura me medikamentet bazë, por shërbimi i rojës bregdetare shpëton jetë nga mbytja.
“Mbytjet në plazhe janë evidente për të gjithë ata që nuk dinë not, apo edhe në kohë të keqe, të shmanget mbytja e pushuesve e të vihen në funksion kullat e vrojtimit”, është kërkesa e mjekëve.
Për çdo vit në Durrës rastet e mbytjeve në det janë të shumta, e të të gjitha moshave. Shumë persona, kryesisht fëmijë, edhe pse nuk e dinë notin largohen nga bregu, duke rrezikuar jetën e tyre.
Tragjeditë kanë qenë të shumta, por e rëndë ka qenë mbytja e një babai dhe dy fëmijëve të tij të mitur në plazhet e Kavajës.
Ndjekim prononcimin.
K.H.





