Apeli i Posaçëm zbardh vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, për prishjen e vendimit dhe për rikthimin e dosjes për rigjykim.
Sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Prokuroria është kontradiktore pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për “kultivim narkotikësh”.
Apeli i Posaçëm e cilëson të gabuar edhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke u shprehur se: Gaboi në rikualifikimin e veprës penale.
Po ashtu thuhet ndër të tjera se Tahirit dhe Jaeld Celës nuk iu dha mundësia të mbroheshin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Gjykata e cilëson si jopërfundimtar vendimin që është marrë në Katania të Italisë pasi nuk plotëson kushtet. Nga ana tjetër janë shkelur disa dispozita nga Prokuroria për akuzat e reja ndaj Tahirit dhe Jaeld Çelës si dhe në rikualifikimin e veprave penale nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila ka dhënë edhe një vendim më parë, por që Gjykata e Posaçme e Apelit e hodhi poshtë.
Tashmë çështja e Saimir Tahirit pas 3 vitesh do të rikthehet për rigjykim nga fillimi teksa ish-ministri e ka cilësuar si të padrejtë këtë vendim dhe një zvarritje të qëllimshme.





