Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga përfundimi i afatit të aplikimit online të qytetarëve të Durrësit në platformën e rindërtimit “Shtëpia ime”, nën kryetari i bashkisë, Florian Tahiri, apelon për pjesëmarrje të gjerë të të gjithë banorëve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Duke aplikuar ju përfitoni strehim, rikonstruksion, rindërtim. Sportelet e bashkisë janë të hapura çdo ditë, nga e hëna në të diel, nga ora 08.00 deri në 18.00. Aplikoni online dhe përfitoni nga platforma e rindërtimit”,–  thotë në mesazhin e tij për qytetarët n/kryetari Tahiri.