Pas përfundimit të konventës së LSI-së, ku kreu i Kuvendit Ilir Meta foli për krizën politike dhe zhvillimet e fundit, vajza e tij e madhe, Bora, ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë drejtuar kryeministrit Rama.

“Hape rrugën o i pari, se ne jemi nga Skrapari”, shkruan Bora nën një foto pranë të atit. Dhe siç duket pas të qenit skrapalie fshihet edhe guximi i saj për të dhënë një mesazh të tillë, në një moment kur kryeparlamentari dhe kryeministri kanë patur mospërputhje në aleancën e tyre politike.

Kjo shpjegon dhe fjalën e Metës në fjalimin e tij sot, ku shprehu mesazhe të qarta për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën që të mos mbajnë peng të ardhmen e vendit me arrogancën e kokëfortësinë e tyre.