DURRES, 21 mars 2013 – Gjykata e Apelit të Durrësit u kërkoi sot ekspertëve riekspertim të gëzhojës që mendohet se është qëlluar nga arma e Ilir Xhakjas në korrik të vitit 1998. Duke u bazuar në kërkesën e avokatit mbrojtës të të pandehurit, Ilia Ilia, trupi gjykues u kërkoi tre ekspertëve të caktuar nga gjykata të riekspertojnë armën e llojit automatik model 56, duke bërë qitje me të.

Kërkesa e avokatit mbrojtës u kundërshtua nga prokurori i çështjes, i cili nënvizoi se qitja me të njëjtën armë pas 15 vitesh të çon në konkluzione të pasakta për shkak të faktorëve klimaterik që kanë ndikuar mbi armën.

Pavarësisht pretendimit të prokurorit gjykata urdhëroi ekspertët të kryejnë qitje eksperimentale me armën me të cilën dyshohet të jetë vrarë shtetasi Halim Maloku.

Seanca e rradhës do të zhvillohet në datë 10 prill. Në seancën e kaluar akt ekspertiza e re që u krye mbi 8 gëzhojat e administruara në vendin në të cilin është ekzekutuar shtetasi Qerim Maloku, arriti në përfundimin se ato i përkisnin tre armëve të ndryshme.

Vrasja e Qerim Malokut ka ndodhur më 26 korrik të vitit 1998 në vendin e quajtur Katund Sukth.  Para se të vritej, viktima kishte dalë nga banesa e tij për të shkuar te lokali i nipit të tij dhe më pas ishte nisur për tek një bilardo pranë banesës tij. Gjatë rrugës për atje, Maloku është goditur me breshëri automatiku.

/m.l. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/