Për deputeten e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, Gjykata e Apelit në Kosovë ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji.

Apeli ka refuzuar duke e cilësuar si të pabazë ankesën e avokatit mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, të datës 8 dhjetor. 

E pandehura dyshohet nga prokuroria për veprat penale të: “përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm”, “pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, si dhe “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”. 

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Apelit ka sqaruar se, fakti se e pandehura brenda një periudhe të shkurtër kohore ka përsëritur veprat penale tregon rrezikun se po të gjendej në liri, ajo sërish do të vepronte njësoj.