Gjykata e Apelit ka vendosur vazhdimin e masës se sigurise “arrest me burg” për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën. Për shkak të pandemisë seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Përmes avokatit mbrojtës, Çela ka pretenduar të zbutet masa e sigurisë në “arrest shtëpie”, pasi është vetëdorëzuar por gjykata ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg”.

Seanca në apel për çështjen është caktuar për në datën 28 maj. Çela u vetëdorëzua pranë autoriteteve më 16 maj. 

Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Habilaj”, ku i akuzuar ishte edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.