Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda nuk ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj prokurorit të Krujës, Haxhi Giu duke e lënë në burg.

Në një seancë të mbajtur me dyer të mbyllura, trupi gjykues la në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” si për prokurorin, ashtu edhe për Aleks Shporin, që është vëllai i të arrestuarit për të cilin Prokuroria thotë se i ka ofruar para Giut për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Giu ka qenë i pranishëm në këtë seancë, ku ka kërkuar të ndryshohet kjo masë, për shkak të rrezikshmërisë së ulët të veprës, por edhe për shkak të shqetësimeve shëndetësore, por kërkesat e tij nuk u morën në konsideratë.