Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar ankimimin e Ramazan Rrajës për të hequr masën e arrestit në burg.

Nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, akuzohet për trafik droge si dhe dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji ku mbeti i vrarë shoferi i këtij të fundit.

Gjyqytarja Saida Dollani vendosi të rrëzojë kërkesën për heqjen e masës së arrestit dhe miratimin e masës së dhënë më parë nga Shkalla e Parë e GJKKO.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja SaidaDollani, sot më 04.01.2024, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetimR.Rr.,me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 472, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal,dhe vendosi:

Miratimin e disponimit me nr. 472 akti, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.