Apeli i GJKKO la në fuqi këtë të premte vendimin me 8 vjet heqje lirie për Gjergji Kohilën, ish-shefi i sektorit të krimeve kundër narkotikëve në Policinë e Vlorës.
Kohila u vetëdorëzua në polici rreth 4 vjet pasi ishte shpallur në kërkim. Shkalla e parë e dënoi atë me 8 vjet burg në 2021, për akuzat e trafikut të drogës dhe grupit kriminal në kuadër të “Bandës së Habilajve”.





