Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-ministrin e Brendshëm, duke e lënë atë të lirë.

Ai ndodhej në arrest shtëpie që prej datës 12 maj, masë e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila u shfuqizua nga Apeli.

Sipas avokatit Maks Haxhia, Saimir Tahiri është pa asnjë masë sigurie tashmë, duke u shprehur se nuk ka asnjë prove për ta lidhur me veprimtari kriminale, ndaj do të hetohet në gjendje të lirë.