Gjykata e Apelit ka lënë të lirë sot drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi.

Pas ankimimit të bërë nga i akuzuari, Apeli e cilësoi të paligjshëm ndalimin e tij dhe i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” që kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë, në “arrest shtëpie”.

Kokthi Androkli Kokthi u arrestua më 18 shkurt me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Kokthi akuzohet se ka shkelur ligjin duke i kthyer një subjekti tregtar mallin e konfiskuar me një vlerë prej 4 milionë lekësh, mall i cili ishte bllokuar më parë nga specialistët e Drejtorisë së Tatimeve.