TIRANE, 23 dhjetor 2013  – Gjykata e Apelit shpall te pafajshem ish-gjykatësi i Durrësit, Neritan Tabaku  i cili eshte  akuzuar për shpërdorim detyre. Tabaku u vu nën akuzë për shkak se vonoi zbardhjen e vendimit të pafajësisë për ish të fortin e Shijakut, Ilir Xhakja, duke penguar në këtë mënyrë që të apelohej vendim për këtë të pandehur, që më vonë do të ekzekutonte dhe ish-kryekomisarin e Shijakut, Adem Tahiraj. Gjykatës së Apelit shpall pafajesine per te me argumentin, se nuk provohet që ai ta ketë kryer këtë vepër penale. 

Për ish-gjykatësin Neritan Tabaku, prokuroria kishte kërkuar dënimin me 3 vite burg dhe pesë vite të tjera pezullim nga çdo funksion shtetëror e publik.