Këngëtari i famshëm Ricky Martin ka lëshuar një video-apel në Instagram për të gjetur njërin nga vëllezërit e tij, me të cilin nuk po arrin të kontaktojë.

Vëllai i Martin konsiderohet i humbur në Porto Riko, pas kalimit të uraganit Maria.

“Jam shumë i shqetësuar sepse nuk po arrij të kontaktoj me një prej vëllezërve të mi, nuk dimë ku ndodhet. Jam i sigurt që nuk jam i vetmi, shumë persona që jetojnë në ishull ose larg prej tij nuk arrijnë të futen në kontakt me familjarët për shkak të problemeve në komunikim”, – shkruan Martin.