Është liruar nga burgu ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Sipas informacioneve, Gjykata e Apelit ka refuzuar ekstradimin e Goxhajt, duke rrëzuar vendimin e Shkalles së Parë.

Ky i fundit, i arrestuar për llogari të Gjykatës Speciale, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.