DURRËS- Gjykata e Apelit Durrës ka shtyrë vendimin ndaj Ilir Xhakjas, i cili akuzohet për vrasjen e Qerim Malokut në vitin 1998.

Shkak për shtyerjen e vendimit është bërë vetë gjykata, e cila thekson se ekzistojnë kundërshti të ndryshme midis ekspertizave. 

Gjykata kërkoi ekspertë nga instituti i mjekësisë, por sipas saj provat që janë në dosje kundërshtojnë konkluzionet, ndaj kërkon kryerjen edhe një herë të ekspertizës balistike. 

Prokuroria ka kërkuar 24 vite burg ndaj tij. Ishte gjyqtari Neritan Tabaku, ai i cili i dha pafajësinë Ilir Xhakjas në vitin 2002 për këtë krim. 

Vrasja e Qerim Malokut ka ndodhur në ’98 në vendin e quajtur Katund Sukth. Ndërkohë, Ilir Xhakja do të kryente 10 vite më pas një tjetër vrasje, atë të kryekomisarit të Shijakut Adem Tahirajt.