23 dhjetor 2014 – Në 13 nëntor 2012 finacierët e Barit sekuestruan në peshkarexhën italiane “Atlantide” 1610 kg marijuanë, si edhe një armë automatike të markës AKM dhe një pistoletë e markës Tokarev, bashkë me municione dhe një silenciator për pistoletën. Finacierët arrestuan dy italianë dhe Guri Bushin, 42 vjeç anëtarë të ekuipazhit të peshkarexhës.
Guri u dënua nga gjykata e shkallës së parë me 7 vjet e 4 muaj burg, si edhe me një gjobë prej 38 000 eurosh. Fatmirësisht, Gjykata e Apelit e Barit ia uli dënimin Guri Bushit në 6 vjet burg.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





