Ditën e sotme po mbahet seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Të pranishëm në sallë janë edhe media greke, ambasadorja greke, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, si dhe shumë mbështetës të tij.
DEBATET NË SALLË
Avokatia e Belerit: Gjyqtarja e seancës nuk është caktuar me short, por në mënyrë manuale! Ju keni gjykuar 3 herë dhe asnjë rast nuk jeni caktuar me short. Kërkojmë revokim të çdo vendimi të marrë nga ju.
Nuk plotësoni kushtet e caktuara me ligj. Do të kërkojmë përjashtimin tuaj nga trupa e gjykimit.
Adnan Xholi, prokuror: Kjo lloj kërkese nuk e pezullon vazhdimin e procesit gjyqësor. Të vazhdojë seanca.
Daniela Shirka: Gjykata vlerëson se nuk ndodhet në kushtet për të ndërprerë seancën gjyqësore. Gjykata relaton në vijim- deklaron të hapur diskutimin.
Gjyzari: Mua nuk më lejohet ta paraqes më vonë, përndryshe pranoj pasojat e aktit.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri në një intervistë telefonike nga burgu deklaroi se nëse Gjykata e Apelit e shpall të pafajshëm, do të zgjedhë të jetë kryebashkiak i Himarës, dhe jo deputet në Parlamentin Europian.
Fredi Beleri tha se ka besim te drejtësia dhe se, nëse nuk do e gjejë në Shqipëri të drejtën e tij, më pas do e kërkojë atë në Gjykatën e Strasburgut.
Gjitashtu, Beleri deklaroi se nëse shkon në Parlamentin Europian, do të mundohet të japë kontributin e tij edhe për Shqipërinë, pasi për të, Shqipëria nuk është Edi Rama.